Një person ka vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ka bërë të ditur të premten Ministria e Shëndetësisë.
Sipas njoftimit të Ministrisë, janë regjistruar edhe 26 raste të reja, nga testimi i 752 personave të dyshuar për koronavirus.
Ndërkohë, numri i rasteve aktive është 576.
Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 249 persona.
Numri i të vaksinuarve me të dy dozat deri tani në Kosovë është 820.520, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese është 100.125.