Një person ka vdekur brenda 24-orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me COVID-19.
Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë të ditur se edhe 23 raste të reja pozitive janë regjistruar nga gjithsej 985 testime të kryera.
Gjatë së njëjtës periudhë kohore janë shëruar edhe 137 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 222,508.
Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive me COVID-19 ka shënuar rënie në 1,021.