Një person ka vdekur dhe 21 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, janë kryer 1.893 testime.
Njoftohet gjithashtu se 16 qytetarë janë shëruar.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.639 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.572.626 doza të vaksinës. Deri më sot 733.108 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftim.