Një i vdekur dhe 158 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Një person ka vdekur nga koronavirusi në Kosovë të martën, ndërsa nga 1.626 testime, 158 të tjerë kanë rezultuar pozitivë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 644 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 218.909.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 3.396.