Një i vdekur dhe 12 raste të reja me koronavirus

Një person ka vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e COVID-19, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, ditën e shtunë, janë shënuar edhe 12 raste të reja me COVID-19, nga testimi i 1,679 të dyshuarve për koronavirus.

Ndërkohë, janë shëruar 13 persona.

MSH-ja ka bërë të ditur se numri i rasteve aktive me COVID-19 është 315.

Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 1,978 persona. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit, me dozën e dytë janë vaksinuar 776,635 persona ndërkohë që numri i dozave të administruara është 1,653,823.