Një i person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes trenit dhe një veturë në Baicë të Drenasit.
Këtë për KlanKosova.tv e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prishtinë.
“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Baicë të Drenasit. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person”.
“Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor”, ka thënë Ahmeti.