Berat Gjimshiti nga minuta e parë tek Atalanta e tij, gjithashtu edhe Granit Xhaka me Bayer Leverkusen.
Skuadra italiane është një fitore larg shkrimit të historisë. Suksesi në “Gewiss Stadium” sjell finalen e Europa League.

Zikaltrit e Gasperinit nuk kanë luajtur kurrë një finale europiane. Dhe sonte janë gati të luftojnë për të realizuar ëndrrën e madhe.
Dueli në Francë përfundoi në barazim 1-1. 0-2 ndërkohë fitoi Bayer Leverkusen në Romë. Kampionët e Gjermanisë, me një këmbë në finale, presin verdhekuqtë në “Bay Arena”.
Për t’u hakmarr për eliminimin e vjetshëm dhe për të siguruar një tjetër finale pas asaj të Kupës.

“Betejë” pritet në Pire, aty ku Olympiacosi vjen në avantazh falë suksesit 4-2 në ishull përballë Aston Villas. Skuadra që kualifikohet gjen përballë Fiorentinën në finalen e Conference League.
