Një grua therr me thikë një burrë në Prishtinë

Një burrë është therrur me thikë nga një grua në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë.

I lënduari ka marrë trajtim mjekësor në vendin e ngjarjes.

Kështu tha për Klan Kosova Daut Hoxha, zëdhënës i policisë.

“Sonte rreth orës 18:00, ne rr. Afrim Zhitia në Prishtinë, është raportuar për një rast të therrjes me thikë. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Personi i lënduar ka marrë trajtim mjekësor nga kompetentet në vendin e ngjarjes”.

Hoxha shtoi se autorja  e veprës është shoqëruar për në stacionin policor.

“Sipas informatave dyshohet se viktima (mashkull) është goditur nga e dyshuara(femër), e cila është identifikuar dhe dërguar në stacion policor për procedura të mëtejme ligjore. Hetime tjera lidhur me rrethanat dhe motivin e incidentit janë në proces nga njësitet kompetente të policisë”.