Në kohën kur Kosova po ballafaqohet me mungesë të pajisjeve mbrojtëse nga koronavirusi, një kompani nga Gjakova ka filluar me prodhimin e maskave mbrojtëse, raporton Koha.
Mbi 50 punëtorët e kësaj fabrike për dy ditë kanë prodhuar 5 mijë copë maska. Por, kërkesat për t’u pajisur me to janë përtej kapaciteteve që fabrika ka.
Rudina Haxhidauti, zyrtare për media në fabrikën “Eximtex-Jatex”, ka thënë se fillimisht kanë prodhuar maska për mjekët, policët dhe institucionet tjera publike në Gjakovë, por furnizimi do të zgjerohet edhe në komuna tjera, raporton KTV.
Për t’u qëndruar pranë institucioneve në situatën e krijuar pas koronavirusit, punëtorët e kësaj fabrike po punojnë me dy ndërrime.