Një djalë nën moshën 9 vjeçare viktimë e COVID-19 në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 6 viktima nga COVID-19.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Në mesin e viktimave është edhe një djalë nën moshën 9 vjeçare nga Prizreni.
Viktimë është edhe një person i moshës 50-59 vjeçare, dy persona të moshës 70-79 vjeçare dhe dy të moshës mbi 80 vjeç.
Dy nga viktimat janë nga Gjilani, një nga Mitrovica, një nga Deçani dhe një nga Kaçaniku.
