Një futbollist dhe një anëtar i skuadrës së Fenerbahçes kanë dalë pozitiv me koronavirus.
Skuadra turke përmes një njoftimi ka bërë të ditur se dy pjesëtaret e klubit janë të infektuar me këtë pandemi.
Megjithatë, skuadra nuk ka dhënë emrat e të infektuarve dhe nuk dihet kush është futbollisti me koronavirus.
“Lojtarët, stafi teknik dhe stafi administrativ i Ekipit tonë të Futbollit A kanë kaluar testin e koronavirusit në Samandıra Can Bartu Facilities. Në këto ekzaminime është gjetur koronavirus, te një futbollist dhe të një anëtar i stafit teknik”, thuhet në njoftimin e klubit.
Kujtojmë se pjesë e Fenerbahçes është edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.
