Një autoservis në Duhël të Suharekës është përfshirë nga një zjarr i cili ishte ndezur në një fushë.
Me këtë rast janë djegur disa vetura dhe vlerësohet është shkaktuar dëm i madh.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale, Shaqir Bytyqi.
Ai tha se zjarrfikësit kanë arritur që të ndalin zjarrin i cili ishte afër të përfshinte dhe një pikë të shtijes së karburanteve.
“Nga një qytetar , rreth orës 14:45 është njoftuar se një zjarri i madhe është ndezë në Duhel të Suharekës, në këtë rast zjarri ka përfshi një autoservis ku janë djegur disa vetura dhe demi material është i madh. Policia dhe zjarrfikësit kanë dal në vendngjarje. Zjarrfikësit kanë arritur që zjarrin ta ndalojë që të përfshijë edhe një pompë të derivatesh.
Sipas tij, nuk ka persona të lënduar, por dy qytetarë dhe një zjarrfikës kanë marrë ndihmë mjekësore shkaku i tymit të madh.
Për këtë rast ka reaguar dhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj. Ai ka bërë thirrje për shtim të numrit të zjarrfikësve, duke thënë se rasti në Duhël ishte shumë me rrezik.
“Kemi pak zjarrfikës e shumë nevoja. Të gjitha institucioneve përkatëse lutje në emër të qytetarëve, ta keni parasysh. Rasti i sotëm në Duhël ishte me shumë rrezik, por shpëtuam duke pasur vetëm dëme materiale”, ka shkruar ai.