Një dërgesë e maskave të bëra nga prodhuesi amerikan 3M që ishte e vendosur për në Gjermani u devijua në Tajlandë dhe u dërgua në Shtetet e Bashkuara përsëri, raportoi të premten Financial Times.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, devijimi i 200,000 maskave mbrojtëse të destinuara për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe anëtarët e stafit të urgjencës në Berlin ishte “një akt piraterie moderne”, tha Andreas Geisel, ministri i brendshëm i Berlinit, për Financial Times.
Ndërkohë, siç shkruan Business Insider, presidenti Donald Trump “thirri” të enjten Aktin e Prodhimit të Mbrojtjes për të detyruar 3M, me qendër në Minesota, për të dhënë përparësi në bërjen e pajisjeve mbrojtëse si maska për SHBA-në.
Madje, siç thuhet më tej, administrata Trump ka kritikuar 3M për dërgimin e pajisjeve mbrojtëse në vende të ndryshme nga Shtetet e Bashkuara.
Shtëpia e Bardhë, 3M dhe Ambasada gjermane në Uashington nuk u përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.
Ndërkohë Mike Roman, drejtori i përgjithshëm i 3M, iu përgjigj kritikës së Trump të premten, duke i thënë CNBC se ishte “absurde” dhe se kompania “kishte thënë administratës për ditë dhe ditë” për përpjekjet e saj për të sjellë pajisje mbrojtëse.
Derisa administrata Trump i kërkoi 3M që të ndalonte eksportimin e maskave të bëra në SHBA në Kanada dhe Amerikën Latine, tha 3M të premten, kompania tha se ndalja e këtyre eksporteve do të kishte “implikime të rëndësishme humanitare” në ato rajone, ku është “një furnizues kritik i respiratorëve”.