Një 65-vjeçar nga Vushtrria vdes pas infektimit me koronavirus

Një viktimë tjetër nga koronavirusi u shënua gjatë ditës së sotme në qytetin e Vushtrrisë. Atje ka ndërruar jetë një 65-vjeçar i cili ishte konfirmuar me COVID-19 dhe po trajtohej në Spitalin e Vushtrrisë.

Bëhet fjalë për viktimën Sh. V., 1955, nga fshati Kollë i Vushtrrisë.

Sipas zyrtarëve të spitalit të cilët janë deklaruar për Express, ky person ka ndërruar jetë gjatë natës, me datën 23.08.2020.

E gjatë ditë së sotme është raportuar edhe për një vdekje tjetër në Kosovë si pasojë e Covid-19.

Ndërkohë sipas të dhënave zyrtare nga IKSHPK në 24-orët e fundit në vend janë raportuar 10 raste të reja të vdekjes.