Një 34 vjeçar nga Kosova vdes në Shëngjin

Një 34 vjeçar nga Kosova e ka humbur jetën në bregdetin e Shëngjinit.

Mësohet se i riu është mbytur teksa po lahej.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se i ndjeri ka pësuar infarkt në kohën që ndodhej në ujë.