Policia e Kosovës ka njoftuar se paraditen e së enjtes ka gjetur një 19-vjeçar pa shenja jete në fshatin Pataqan i Poshtëm të Rahovecit.
Sipas Policisë, viktima e kishte varë veten.
“Patrulla policore së bashku me autoambulancë kanë shkuar në vendngjarje ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Njësitet relevante të policisë dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes me vendimin e të cilit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti do të trajtohet si “Hetim i vdekjes”.