Kompania teknologjike, Google, ka filluar krijimin e partneriteteve ndërkombëtare mbi transferimin e parave me firmat e remitancave, Wise dhe Western Union Co, për përdoruesit e vet të aplikacionit të pagesave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,.
Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se përmes kësaj përdoruesit e aplikacionit Google Pay mund të transferojnë para te klientët e aplikacioneve në Indi dhe në Singapore.
Kjo vjen si pjesë e planeve të zgjerimit deri në Wund të vitit në 80 vendet e disponueshme përmes Wise-it dhe 200 të tjerëve përmes Western Union-it.
Lëvizja e kompanisë për të qenë pjesë e tregut 470 miliardë dollarësh të dërgesave të parave, shënon një hap tjetër të saj në kuadër të zgjerimit të ofertës së Google-it për shërbimet financiare. Gjë që shkon paralelisht edhe me rritjen e konkurrencës në tregun e pagesave digjitale.
Për sa i përket Wise-it, ai është me qendër në Londër dhe i ka fillesat në vitit 2011. Synimi i kompanisë ka qenë për t’i bërë transferimet ndërkombëtare të parave më të lira dhe më të lehta.
Ndërsa Western Union ka qenë dhe mbetet kompani lider në tregun e dërgesave të parave dhe posedon një rrjet të gjerë botëror të vendndodhjeve fizike.
Rritja e pagesave digjitale ka shtyrë partneritetin e kompanive me Google Pay, i cili disponon 150 milionë posedues në 40 vende.
Nga ana tjetër, është vënë re edhe një rënie e fluksit të përgjithshëm të dërgesave të parave.
Sipas vlerësimeve të fundit të Bankës Botërore, kjo ka ardhur për shkak se paratë që dërgojnë në shtëpi punëtorët migrantë parashikohet të kenë rënë me 14 për qind prej vitit 2019 e shkaktuar nga përkeqësimi i kushteve ekonomike dhe niveleve të punësimit në vendet pritëse.
“Edhe pse me COVID-in, shumë njerëz janë zhvendosur në të gjithë botën dhe ne dëshironim të përqendroheshim në mënyrën se si mund të ndihmojmë në lehtësimin e këtyre pagesave…qëllimi ynë për këtë vit është të punojmë me Wise-in dhe Western Union-in për ta shpërndarë këtë në vendet që ata mbështesin”, ka thënë drejtori i menaxhimit të produktit në Google, Josh Woodward.
Sipas Reuters, funksionaliteti i ri i remitancave shkon drejt përshkallëzimit të konkurrencës midis kompanive teknologjike dhe atyre të financave mbi paratë dhe të dhënat e konsumatorëve.