Nisin përplasjet midis barrikaduesve në Veri, në mesin e tyre ka edhe rusë

Një numër i konsiderueshëm i rusëve nëpër barrikada nuk po i binden urdhrit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili deklaroi mbrëmë se largimi i këtyre barrikadave do të nisë mëngjesin e sotëm dhe do të përfundojë brenda 48 orëve.

Burime kanë bërë të ditur se ata (rusët) të cilët po udhëhiqen drejtpërdrejt nga Moska, janë këmbëngulës që barrikadat të mos hiqen.

“Kanë filluar tashmë përplasjet dhe ndasitë mes barrikaduesve. Derisa shumica janë për respektim të urdhrit të Vuçiqit, rusët po paraqesin problem duke kundërshtuar dhe duke mos dashur të lejojnë largimin e tyre. Dyshohet se ata (rusët) i kanë djegur kamionët gjatë natës mbi urën e Zveçanit në shenjë revolte kundër një urdhri të tillë. Mësohet se Vuçiq ka nisur nga Beogradi ‘njerëz të fortë’ në barrikada për të mos lejuar pengimin e largimit të tyre nga grupe të caktuara” kanë thënë burimet.