Pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit të Partisë Demokratike të Kosovës e cila pësoi edhe një rënie më të madhe se sa në zgjedhjet e vitit 2019, kanë filluar pakënaqësitë e para brenda kësaj partie.
Nënkryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli ka thënë se pretendimet për reformim të kësaj partie ranë poshtë në këto zgjedhje.
“Zgjedhjet përfunduan, dikush humbëm e dikush fituan. Pretendimet për reformim dhe ndryshim të PDK-së ranë posht. Me të njëjtin grup parlamentar (kryesi të partisë), që brenda një viti e sollëm partinë në 16.9%, duke humbur rreth 35 mijë vota, pothuajse me të njëjtin grup do “luftojmë” përsëri, me ndonjë përjashtim të vogël”, ka thënë ai.