Nisen drejt Kosovës viktimat e tragjedisë së Kroacisë

Trupat e 10 viktimave të aksidentit tragjik të Kroacisë jane nisur nga Sllavonski Brod drejt Kosovës.

Arkivolet me trupat e pajetë janë nisur në rrugë tokësore nga Kroacia derisa pritet që në Kosovë të arrijnë gjatë ditës së nesërme.

Ndërkohë që për kohën e varrimit ende nuk janë dhënë detaje. Ndërsa bashkë me viktimat dhe të lënduarit që tashmë janë nisur, në Kosovë sonte pritet të arrijnë edhe ministri i brendshëm Xhelal Sveqla dhe ai i Shëndetësisë Arben Vitia.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar konferencë për media në orën 23:00 ku pritet të jap detaje.