Sot më 2 shtator, do të fillojë viti i ri shkollor 2024/2025.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacinit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se në koordinim me komunat, janë bërë përgatitjet e nevojshme për fillimin e këtij viti të ri shkollor.
Nagavci, të shtunën ka theksuar se aplikimi i prindërve për subvencionim, proceduralisht sivjet ka qenë shumë më i lehtë, sepse sipas saj prindërit i kanë pasur llogaritë aktive.
Sipas saj, për libra kanë aplikuar 203 mijë e 407 prindër ose kujdestarë ligjor, ku 200 e 1 mijë e 120 aplikues janë subvencionuar.
Ministria e Arsimit, në vitin e kaluar por edhe sivjet i ka subvencionuar tekstet shkollore.
Ky vit i ri shkollor sjell edhe disa ndryshime në kurrikulën mësimore, me shtimin e lëndëve të reja që synojnë përmirësimin e cilësisë së arsimit në vend.
Këto ndryshime do të zbatohen në vitin e ri shkollor 2024/2025 në ciklin e ulët në pesë shkolla fillore publike në Prishtinë.
Me vendim të komunës së kryeqytetit, mësimi gjithë-ditor do të zhvillohet për herë të parë për nxënësit e klasave nga e para deri në të pestën.
Shkollat ku do të nisë ky projekt, janë: “Faik Konica”, “Xhemail Mustafa”, “Shkolla e Gjelbër”, “Nazim Gafurri” dhe “Qamil Batalli”.