Ka nisur takimi mes minatorëve të “Trepçës” me Sindikatën e Pavarur të Minatorëve, pas situatës së krijuar për mosekzekutim të pagave.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve, Ibrahim Januzi, ka deklaruar se po i kërkojnë pagat pasi kanë mbetur pa ushqim.
“Po e kërkojmë pagën, s’po bëjmë politikë, por po e duam pagën. Pagën sepse na kanë mbetur shtëpitë pa bukë e pa ushqim. Kemi ankesa të vazhdueshme nga kolegët tanë”, ka thënë ai para minatorëve.
Minatorët janë në grevë tash e disa ditë për shkak se nuk i kanë marrë pagat e qershorit.
Udhëheqja e ndërmarrjes “Trepça” ka thënë se është duke punuar intensivisht për të gjetur zgjidhje për pagat e minatorëve që t’i kthehen punës në minierën e Stan Tërgut.
Në reagim është thënë se po punohet ngushtë bashkë me Qeverinë e Kosovës për të zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate.