Seanca e jashtëzakonshme ku pritet të votohet Projektligji i rimëkëmbjes ekonomike në lexim të dytë, ka nisur me 30 minuta vonesë.
Projektligji për rimëkëmbje ekonomike ka kaluar në lexim të parë në tentimin e shtatë, ndërkohë që për votim në lexim të dytë, Qeveria ka marrë edhe përkrahjen e PDK-së, duke pranuar kushtet e saj.
Ndër kushtet e PDK-së është që personat që tërheqin 10-përqindëshin nga Trusti e që kanë më pak se 10 mijë euro të mbledhura gjithsej, të rimbursohen në një fazë të mëvonshme nga Qeveria.
Ky propozim është kritikuar, meqë është vlerësuar si pabarazi sociale.