Ka nisur seanca në Hagë ndaj Salih Mustafës, i njohur gjatë luftës me nofkën “Cali”.
Gjatë kësaj seance është lexuar aktakuza ndaj tij.
Mustafa është pyetur nëse i ka kuptuar akuzat dhe ai është përgjigjur në mënyrë pohuese.
Gjyqtari më pas ia ka lexuar të drejtat.
Mustafa, ishte arrestuar të enjten nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, pasi Gjykata Speciale ia kishte konfirmuar aktakuzën qysh në qershor të këtij viti.
Ai akuzohet për një sërë veprash penale, si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Sipas avokatëve, të hënën Mustafës, i cili kohë më parë ka mbajtur postin e ish-shefit të Inteligjencës së Forcave të Sigurisë së Kosovës, në seancë para gjykatës pritet t’i shqiptohet masa e paraburgimit.