Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka bërë të ditur se ka nisur ndërhyrja e parë nga avioni rumun i shkuar sot në Shqipëri për të ndihmuar në fikjen e zjarreve që kanë shpërthyer atje në zona të ndryshme.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se ndërhyrja e parë nisi në Malin e Thatë.
“Ndërhyrja me avion dhe helikopter do të vijojë, sipas përcaktimit të emergjencave civile”.
“Mirënjohje partnerëve tanë evropianë për mbështetjen në këto momente të vështira, që ndikohen nga temperaturat ekstreme që kanë përfshirë gjithë rajonin!”, thuhet në njoftimin e MM-së.