Nina Shala nga Banja e Malishevës ka nevojë për ndihmë ajo para 6 muaj është diagnostifikuar me sëmundjen e rrallë Atypical Hemolyic Uremic Syndrome (aHUS).
Babia i saj, Besart Shala në një postim në profilin e tij në Facebook, ka treguar se sëmundja e rrallë
Atypical Hemolyic Uremic Syndrome (aHUS), e ka dëmtuar shumë Ninen.
“Kjo sëmundje ka dëmtuar veshkat e Nines, prandaj trajtimi i saj është duke vazhduar jashtë vendit me hemdializë dhe dialize peridonale”, tregon ai.
Shala ka thënë se si familje kanë shpenzuar shumë para për shërimin e Nines, dhe se tash mundësitë e tyre nuk janë.
“Deri tani kemi shpenzuar një shumë prej 100 mijë euro. Për vazhdimin e trajtimit të saj, nevojiten edhe 150 mijë euro, shumë kjo e pa përballueshme për ne si familje, duke pasur parasysh që deri tani ne vetëm se kemi shterur të gjitha mundësitë financiare gjatë këtyre muajve”, ka shkruar prindi i Nines, Besart Shala.
Ai i ka lutur të gjithë ata të cilët kanë mundësi, të kontribuojnë për ta shëruar Ninen.
Kontributet mund t’i bëni në llogarinë:
Emri i llogarisë: Besart Shala (babai i vajzës)
Llogari: 1117259768000163
IBAN: XK051117259768000163
SËIFT code: MBKOXKPRXXX
Banka: ProCredit Bank Kosovo
Adresa: St.George Bush, No 26, 10000, Prishtina, Kosovo
Tel: +38344434000