Eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu tha se sektori i ndertimtarisë dhe ai i tregtisë me shumicë e pakicë kanë qenë dy shtylla të zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit social në Kosovën e pas luftës.
“Por efektet negative të pandemisë COVID-19, pandemisë ekonomike dhe pasojat negative të luftës në mes të Rusisë dhe Ukrainës kanë goditur në menyrë direkte këto sektore si pasojë e ngritjes së çmimeve.
Duhet të kuptohet se sektori i ndërtimtarisë ka rëndësi multidimensionale dhe në veti ngërthen përveq ndërtimtarisë e projektimit edhe prodhim, punësim, tregti me shumicë e pakicë, edukim, financa dhe shumë sektore të tjera, prandaj duhet kujdes dhe monitorim të këtij sektori sepse një goditje e këtij sektori do të jetë shumë i rrezikshëm për ardhmërinë e Kosovës”, ka thënë ai.
Pas ngritjes së çmimit enorm dhe në mënyrë të pakontrolluar të metaleve, sipas Gërxhaliut,sot ndërtimtaria po goditet edhe me shumë nga ngritja e çmimit të betonit.
“Vetë fakti që sot në Kosovë një ton beton kushton afër 130 euro e dëshmon rrezikun me të cilin po ballafaqohet ky sektor. Dështimi i këtij sektori vital për ekonominë vendore do jetë me pasoja enorme jo vetëm ekonomike dhe sociale, por edhe në rrezik për sektorin bankar dhe financiar!.”, thekson ish-kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu.
Reagoni sot se nesër kam frikë do të jetë vonë!