Ngrënia e ushqimeve shumë të përpunuara lidhet me pagjumësinë kronike

Konsumimi i ushqimeve shumë të përpunuar lidhet me pagjumësinë kronike të përjetuar nga afro dy të treta e të rriturve, sipas një studimi të ri që mund të çojë në rekomandime diete për një shëndet më të mirë mendor, raporton “The Independent”. 

Hulumtimi, i botuar në “Journal of Academy of Nutrition and Diabetics”, zbuloi lidhjen mes konsumimit të ushqimit ultra të përpunuara dhe pagjumësisë kronike, kjo pavarësisht nga faktorët tjerë si demografia, mënyra e jetesës, cilësia e të ushqyerit dhe karakteristikat e shëndetit mendor. 

“Në një kohë kur gjithmonë e më shumë ushqime shumë të përpunuara dhe probleme me gjumin po theksohen, është e rëndësishme të vlerësohet nëse dieta mund të kontribuojë në gjumë më të mirë”, ka thënë autorja kryesore e studimit Marie-Pierre St-Onge. 

Ushqimi ultra i përpunuara përmban përbërës që normalisht nuk gjenden në kuzhinë, si ngjyrues, konservues, aromë artificiale dhe po ashtu aditivë tjerë. 

Studimet e mëparshme e kanë lidhur ushqimin ultra të përpunuara me një sërë sëmundjesh si diabeti, kanceri, problemet me shëndetin mendor dhe po ashtu vdekje të parakohshme. 
Studimi i fundit shikon se si ushqimi i përpunuar mund të ndikojë në gjumë. 

Studiuesit vlerësuan të dhënat e mbledhura çdo gjashtë muaj mes vitit 2013 dhe 2015 nga më tepër se 39 mijë të rritur francezë që dhanë informacion mbi simptomat e tyre të pagjumësisë e po ashtu mënyrën e të ushqyerit. 

Ata zbuluan se pjesëmarrësit që vuanin nga pagjumësia kronike raportuan se konsumonin më shumë ushqime ultra të përpunuara, që përbënin 16 deri 20 për qind të marrjes së tyre të energjisë. 
Rreziku i pagjumësisë ishte pak më i theksuar te burrat, sipas studimit. 

Shkencëtarët, megjithatë, paralajmëruan se janë ende duke vazhduar hulumtime dhe nuk krijuan lidhje shkak-pasojë. 

“Ndërsa të dhënat nuk përcaktojnë shkakun, studimi ynë është i pari i këtij lloji dhe kontribuon në njohuritë ekzistuese mbi ushqimin ultra të përpunuar”, ka thënë Pauline Duquenne, një tjetër autore e studimit. 

Studiuesit thanë se vetë pjesëmarrësit e studimit raportuan mbi gjumin dhe mund të ketë klasifikim të gabuar të disa artikujve ushqimorë. 

Shkencëtarët kanë bërë thirrje për studime të ardhshme për të parë shkakun dhe për të vlerësuar lidhjen me kalimin e kohës. 

“Gjetjet ofrojnë njohuri për kërkime të ardhshme si dhe për programe të ndërhyrjes dhe parandalimit të fokusuara në ushqim e gjumë”, kanë thënë hulumtuesit.