Ngrënia e Omega-3 lidhet drejtpërdrejt me jetëgjatësinë

Mjekët, dietologët dhe studiuesit thonë se acidet yndyrore omega-3 dhe omega-6 janë veçanërisht të rëndësishme për shëndetin e zemrës, zorrëve dhe trurit.

Dëshmia se omega-3, në veçanti, është e rëndësishme për shëndetin konfirmohet më tej nga një studim i ri i botuar në gazetën “The American Journal of Clinical Nutrition”. Studiuesit vendosën të përcaktojnë nëse ka një lidhje midis omega-3 dhe jetëgjatësisë, duke i studiuar 2240 pjesëmarrës gjatë 11 viteve dhe duke analizuar nivelet e omega-3 në gjakun e tyre.

Pra, çfarë zbuluan ata?

Studiuesit zbuluan se nivelet më të larta të omega-3 në gjak mund të parashikojnë një shkallë më të ulët të vdekshmërisë tek njerëzit mbi moshën 65 vjeç. Sipas analizave të tyre, njerëzit me nivele të larta omega-3 në gjak, që nuk pinin duhan, kishin vlerësimin më të lartë të mbijetesës.

Acidet yndyrore Omega-3 lidhen me përfitimet e shëndetit të zemrës dhe mund ta kenë një rol në luftimin e inflamacionit. Ato gjenden në disa forma të ndryshme, shumë prej të cilave gjenden në ushqimet më të pasura me lëndë ushqyese.

Omega-6 janë gjithashtu acide yndyrore, që gjenden kryesisht në vajrat bimore. Ndërsa të dy llojet e acideve yndyrore janë yndyra të pangopura dhe të rëndësishme për shëndetin e zemrës, omega-6 janë më të disponueshme në dietën tipike perëndimore.

Këto janë produktet ushqimore që janë burime të pasura të acideve yndyrore omega-3:

Peshku i yndyrshëm

Peshku është një nga ushqimet më të mira që janë të pasura me omega-3. Peshqit yndyrorë si salmoni, sardelet, toni dhe skumbri, janë veçanërisht të pasura me lëndë ushqyese. Shumë ekspertë të ushqyerjes rekomandojnë përfshirjen e dy racione peshku yndyror në javë, në dietën tuaj ditore.

Fara liri

Farat e lirit mund të jenë të vogla, por ato janë plot me omega-3. Në fakt, përmbajtja e tyre e lartë e acideve yndyrore omega-3 është arsyeja që ato shquhen për faktin se ndihmojnë në mbrojtjen kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Përveç acideve yndyrore omega-3, farat e lirit janë gjithashtu një burim i mirë i magnezit, tiaminës dhe fibrave.

Farat chia

Një tjetër farë e vogël por e fuqishme që është e mbushur me yndyra të shëndetshme. Ndërsa farat chia janë të ngjashme me farat e lirit në madhësi, në fakt ato vijnë nga dy bimë të ndryshme. Farat chia janë më të larta në fibra dhe proteina sesa farat e lirit, por të dyja janë burime të forta të omega-3.

Arrat

Të gjitha arroret janë të pasura me lëndë ushqyese, por për sa i përket ushqimeve me omega-3, arrat janë ato që japin më shumë. Kjo është arsyeja pse arrat janë lidhur me përmirësimin e shëndetit kardiovaskular, përmirësimin e funksionit njohës, uljen e simptomave të depresionit dhe reduktimin e përgjithshëm të inflamacionit.

Konsumimi i sasive të mjaftueshme të ushqimeve me omega-3 është një pjesë e rëndësishme e çdo diete. Kjo nis me ushqimet e lartpërmendura. Është një gjë e mirë që këto burime ushqimore ndodhin të jenë të gjitha të shijshme, sepse, nëse shkenca është një tregues, përdorimi i tyre në dietën tuaj rregullisht do të thotë se ka një shans të mirë që t’i hani ato për një kohë shumë të gjatë.