Pas një konflikti në mes dy zyrtarëve policorë në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, një person është vrarë dhe tre janë plagosur.
Kjo ngjarje si nëpër filma ndodhi në tregun e Gjelbër në Mitrovicë.
Persona që po qëllojnë kundër njeri tjetrit janë policë të Kosovës.
Pas një mosmarrëveshje, u përdorët armët e zjarrit me crast një person mbeti i vdekur, tre të tjerë u plagosen; ndër ta një kalimtar rasti.
I riu që ndërroi jetë është një 27-vjeçar.
Rastin e konfirmoj edhe zëdhënësi për media nga Policia e Kosovës në Mitrovicë Avni Zahiti.
Dyshohet se fillimisht njëri polic e ka goditur tjetrin me një mjet të mpreht, ndërsa ky i fundit e ka nxjerrë revolen dhe ka gjuajtur në drejtim të tij me disa plumba.
Dhe kishte plagosur edhe një kalimtar rasti.
Të gjithë të lënduarit u menjëherë u dërguan në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.