Nga Zyra e Presidentit tallen me Sveçlën, tregojnë që mbrëmë në Kosovë kanë hyrë mbi 1000 persona

Pas deklaratave për presidentin e vendit, nga ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, nga zyra e presidentit Hashim Thaçi sot janë tallur me Xhelal Sveclën.

Këshilltari i presidentit, Adil Behramaj ka shkruar në Facebook se vetëm në 24 orët e fundit sipas raportit zyrtar 1004 persona kanë hyrë në Kosovë.

Ai thotë se në kërkim të deputetit Behgjet Pacolli, Svecla ka mbetur tërë natën pa gjumë.

“Në këto 24 orët e fundit, sipas raportit zyrtar, 1004 persona paskan hyrë në pikat kufitare të Kosovës dhe 907 paskan dalë. Në kërkim të Pacollit, Sveçla tërë natën kishte mbetur pa gjumë dhe një nga një të gjithë i kishte legjitimuar”, ka shkruar ai.