Nga ulësja e Armend Mujës në Kuvend, vjen mesazhi “Mitrovica meriton më mirë”


Dilema se kush do të kandidojë për kryetar të Mitrovicës nga VV-ja, po vazhdon ende.

Bahtiri tashmë ka shpallur kandidaturën për të parin e Mitrovicës, ndërsa Muja ende jo, por ai ka vazhduar të takojë disa herë qytetarët mitrovicas.

E njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të Mujës, sociologu Ramadan Beshiri, sot përmes një fotgrafie nga Kuvendi i Kosovës ka shpalosur një mesazh ku shkruan ” Mitrovica meriton më mirë”.

Ky mesazh përveç që shpreh pakënaqësinë e tij për udhëheqjen aktuale, mund të merret edhe si sinjal për një kandidaturë të mundshme të Armend Mujës për kryetar të Mitrovicës.

Madje, ky mesazh vije pikërisht nga ulësja e Armend Mujës në Kuvendin e Kosovës.