Javëve të fundit numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 brenda një dite ka qenë mjaft i lartë.
Vetëm në 24 orët e fundit, 16 qytetarë nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me coronavirus, duke quar kështu në total 300 numrin e personave që kanë vdekur nga ky virus.
Të gjithë këta sips Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.
Ndërkaq numri i personave të infektuar ka arritur në 9.688 nga 39.278 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Në mesin e këtyre janë të shëruar gjithsejtë 5.480 persona, kurse numri i rasteve aktive në vend është 3.908.
Mbrëmë zëdhnësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka deklaruar për RTV Dukagjini se sot pritet të ketë më pak viktima e më pak të prekur nga COVID-19, si rezultat i masave që janë vendosur nga Qeveria e Kosovës.