Nga ky fshat i Vushtrrisë është personi që dyshohet se mund të jetë i infektuar me koronavirus?

Në Komunën e Vushtrrisë, po dyshohet për një rast të infektuar me virusin Covid-19, pasi që mjekët në Vushtrri kanë konstatuar dyshime se mund të jetë i infektuar.

Gazeta online Veriu.info mëson se ky person pasi është paraqitur me simptoma, është kontrolluar nga Urgjencën e QKMF-së në Vushtrri, ku më pas është dërguar për analiza në QKUK.

Siç mëson gazeta online Veriu.info, ky person është nga fshati Stanovc i Vushtrrisë.

Se në Vushtrri dyshohet për një person të infektuar me koronavirus COVID-19, ka bërë të ditur edhe komuna, por që nuk kishte dhënë asnjë detaj tjetër.