Nga këto komuna vijnë të prekurit me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar edhe për 6 raste të reja me koronavirus.

Komuna e Prishtinës është ajo e cila është prekur më së shumti nga koronavirusi, gjatë 24 orëve të fundit.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Mamushë, Vushtrri dhe Gjilan”, ka bërë të ditur IKSHPK-ja.

Në total, deri tash në Kosovë janë regjistruar 1269 raste pozitive. 912 persona janë shëruar, ndërsa 31 kanë vdekur.