Nga këto komuna janë rastet e reja me koronavirus

341 raste pozitive me koronavirus janë regjistruar në 24 fundit në Kosovë.

Sipas shifrave të IKSHPK-së, numri total i rasteve pozitive në vend është 61.086 raste nga 240.696 persona të dyshimtë në këtë virus dhe 1.509 raste të vdekjes.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 113 raste, Prizren 57 raste, Podujevë 21 raste, Vushtrri 14 raste, Gjilan 13 raste, Lipjan 13 raste, Ferizaj 12 raste, Pejë 12 raste, Gjakovë 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Suharekë 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Malishevë 9 raste, Skenderaj 7 raste, Klinë 5 raste, Viti 5 raste, Drenas 4 raste, Obiliq 3 raste, Rahovec 3 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Shtime dhe Shtërpcë 1 rast”, bëhet e ditur në raportin e përditshëm të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.