Ka shkuar në 20 mijë e 655 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se nga 1 mijë e 374 testime të bëra, 486 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, shkruan lajmi.net.
Sipas IKSHPK-së, numri më i madh i rasteve është regjistruar në kryeqendër, ku brenda 24 orëve 165 banorë të Prishtinës janë infektuar me koronavirus.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 165 raste, komuna Gjilan 79 raste, komuna Prizren 32 raste, komuna Podujevë 31 raste, komuna Fushë Kosovë 27 raste, komuna Ferizaj 23 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Gjakovë 17 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Shtime 11 raste, komuna Suharekë 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Kamenicë 9 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Istog, Junik, Kaçanik, Malishevë, Novobërdë dhe Skenderaj”, ka njoftuar IKSHPK-ja.