Nga e premtja lehtësohen masat në burgje, pranohen rrobat për të burgosurit

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), ka njoftuar opinionin publik dhe familjarët e të burgosurve, se nga dita e premte do të fillojë me hapat e parë të lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj COVID-19 në institucionet korrektuese.

“SHKK nga data 08.05.2020 do të filloi me pranimin e rrobave për të burgosurit, rrobat mund të dërgohen nga një familjar i të burgosurit ose përmes postës. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve”, thekson njoftimi për media.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik dhe familjarët e të burgosurve  rreth hapave në vazhdim.