Nga 82 rastet e reja me Covid-19, 41 janë në Prishtinë

Në Kosovë, sot u shfaqën 82 raste të reja me Covid-19, ku 41 prej tyre janë në Komunën e Prishtinës.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) me anë të një njoftimi për media ka bërë thirrje që të respektohen rekomandimet e tyre për mos përhapjen e Covid-19.

Pos kësaj ata kanë bërë të ditur se edhe në cilat qytete janë shfaqur rastet e reja.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 41, komuna e Gjakovës 14 raste, komuna e Vushtrrisë 7 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Ferizajt 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 2 raste, komuna e Fushë Kosovës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Klinë, Lipjan, Obiliq, Mamushë dhe Rahovec”.