Nga 55 pacientët me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 13 janë në gjendje më të rëndë dhe 38 në oksigjenoterapi

Në Spitalin Rajonal të Pejës janë të shtrirë 55 pacientë të infektuar me koronavirus.

“Sa i përket gjendjes së pacientëve 38 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.

“Nga personeli i Spitalit 5 mjekë, 15 Infermierë dhe 5 punëtorë nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me COVID-19”.