Bileta më e lirë për ndeshjen në mes të Kosovë dhe Greqisë do të kushtojë 5 euro, ndërsa ajo VIP 80 euro. Kështu ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) të enjten.
Nga 5 euro do të jenë në veri dhe jug, ndërsa në lindje bileta do të jetë 10 euro. Në perëndim do të jetë 20 euro, kurse ajo VIP 80 euro. Shitja e biletave ka nisur të enjten, ndërsa ato do të shiten online.
Ndeshja Kosovë – Greqi do të luhet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takon edicionit të tretë të Ligës së Kombeve.
“Procedura se si blihet bileta online: Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë. Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar. Pasi t’i zgjidhni biletat, vazhdoni me pagesën online. Komisioni i bankës është 0.35 euro për gjithë porosinë. Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni 300 sekonda deri të gjenerohet bileta si dhe fatura juaj. Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu). Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë. Biletat janë të personalizuara dhe në stadium me një biletë mund të hyjë vetëm një person, pavarësisht moshës”, shkruan në njoftimin e FFK-së.