Nga 1 qershori 1086 raste me koronavirus, më shumë se 79 ditët e para

1086 raste janë konfirmuar me koronavirus që nga 1 qershori në Kosovë deri më sot në Kosovë.

Kjo ka bërë që numri i të infektuarve përgjatë këtij muaji, të jetë më i lartë sesa numri i të infektuarve që nga 13 marsi deri më 31 maj, kur ishin shënuar 1083 raste.

Vetëm javën e fundit të infektuar rezultuan 683 persona.

Qeveria e Kosovës më 1 qershor pas uljes së numrit të rasteve pati marrë vendim që nga 1 qershori të hyhet në fazën e tretë të lehtësimit të masave.

Që atëherë, ndër të tjera liria e lëvizjes nuk ishte e kufizuar, u hap tërësisht sektori i gastronomisë gjithashtu u hapen edhe kufijtë tokësorë.

Ndërkaq në vazhdimësi u raportua për numër të madh të qytetarëve nëpër kafene, rrugë e tregje duke mos i respektuar masat mbrojtëse, përkundër që Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vazhdimësi ka bërë thirrje që të respektohen masat për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.

Deri tash kur janë bërë 100 ditë që nga konfirmimi i rasteve të para me koronavirus, numri i të infektuarve ka shkuar në 2169 të infektuar, ku prej tyre 1047 persona janë shëruar dhe 36 kanë vdekur.