Al Hilali ka arritur marrëveshje me Neymarin për një kontratë dyvjeçare.
Neymari gjatë kësaj periudhe do të përfitojë rreth 160 milionë euro në Arabinë Saudite.
Futbollisti brazilian para disa ditësh i kishte komunikuar klubit të tij Paris Saint-Germaini se dëshiron largimin dhe kjo gjë si duket do të ndodhë brenda disa ditëve, raporton L’Equipe.
Agjentët e tij janë duke biseduar me klubin parisien që të arrijnë një ujdi për shkëputjen e kontratën.