Neymar dhe Ramos mund të luajnë ndaj Realit

Neymar dhe Sergio Ramos mund të rikthehen nga lëndimi për ndeshjen ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Të dy lojtarët kanë munguar shkaku i lëndimeve, por stafi mjekësor i klubit francez i ka dhënë shpresa trajnerit Mauricio Pochettino se dyshja mund të jetë gati për ndeshjen e parë të 1/8 së finales që luhet të martën e ardhshme.

Neymar nuk ka luajtur për parisienët që nga 28 nëntori i vitit të kaluar dhe pritet t’i bashkohet pjesës tjetër në stërvitje këtë javë.

Mbrojtësi Ramos po vazhdon rikuperimin nga lëndimi i muskulit të këmbës dhe së bashku me Neymarin pritet të përfshihen në listën e lojtarëve për duelin me Realin.