PSG ka bërë hapin e madh duke arritur marrëveshje me yllin e skuadrës, Neymar.
Sipas RMC Sport, braziliani do nënshkruajë për katër vitet e ardhshme me gjigantin francez, transmeton lajmi.net.
Kjo marrëveshje mund të përmbyllet shumë shpejtë, pra gjatë kësaj jave, ngase dy palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
Neymar është duke shkëlqyer në fanellën e PSG-së, sidomos tani nën urdhrat e Mauricio Pochettinos.
Pas rinovimit me të, PSG do mundohet te nënshkruajë edhe me Kylian Mbappen, që i skadon kontrata në vitin 2022.