Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov ka folur para mediave duke i bërë thirrje të gjithëve që të marrin pjesë në protestë para ambasadës ruse ditën e nesërme në orën 17:00.
Shkurov i bëri thirrje diplomatëve rus të shprehin qëndrimin e tyre duke dënuar luftën. Ndonëse Ukraina është e pajisur me armë, thotë se kanë sërish nevoja.
Ndërsa për nxjerrjen e Rusisë nga Sëift, Shkurov tha ka ndryshim të qëndrimit për vendet që ishin kundër.
“Njerëzit në Ukrainë po pajisen masivisht me armë. Ju jeni vetë dëshmitar se si popujt e vendeve të ndryshme po mbështesin Ukrainën. Nëse deri dje, shtetet si Italia, Franca dhe Qipro ishin kundër shkëputjes së Sëift, sapo presidenti ka marrë një konfirmim për ndryshimin e qëndrimit. Deri më sot, 198 persona kanë humbur jetën, mes tyre 3 fëmijë. Pala ruse ka humbur 14 avionë, 8 helikopterë, 200 ushtarë janë të plagosur, 3 mijë e 500 ushtarë janë të vrarë. U bëj thirrje diplomatëve rus të shprehin qëndrimin e tyre duke dënuar luftën. Ukraina është e pajisur me armë por ekziston nevoja për ndihmë suplementare. Falenderoj shumë popullin shqiptar për mbështetjen pa kompromis. Nesër në orën 17:00 do të mbahet protestë para ambasadës ruse”, tha Shkurov./abcnews/