Nesër në Komisionin për Buxhet pritet të debatohet dhe më pas të merret një vendim nëse do të kalojë në Kuvend, iniciativa qytetare për lejimin e tërheqjes së 30 % të parave nga Trusti.
Ky Komision pritet të mblidhet nesër (e mërkurë) në ora 10:00.
Gjatë kohës kur anëtarët e komisionit do të diskutojnë e më pas të votojnë që iniciativa të shkojë në seancë plenare, i pranishëm do të jetë edhe iniciuesi i kësaj nisme, Adnan Jashari.