Komuna e Prishtinës nesër do të mbaj mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal të Sigurisë në Bashkësi për shkak të situatës me sigurinë në kryeqytet.
Mbledhja do të mbahet të premten në ora 10:00 në objektin e vjetër të kryeqytetit.
”Nesër,18.08.2023 në ora 10:00 në objektin e vjetër të Kryeqytetit në Sallën e Kuvendit do të mbahet mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal të Sigurisë në Bashkësi”.
”Duke u bazuar në Situatën e sigurisë në Kryeqytet dhe pas shumë takimeve nga Kryetari z. Përparim Rama me përgjegjësit e sigurisë në nivel lokal, mbledhja do ta ketë vetëm një pikë të rendit të ditës”, thuhet në njoftimin e komunës.
Pas vrasjeve të fundit që ndodhë në Kosovë, Policia por edhe komunat po marrin masa të sigurisë.