Në Suharekë, gjatë ditës së nesërme, me 18 qershor, vendi pritet të shndërrohet në festë të madhe pasi që në këtë qytet do të zhvillohet edicioni i tretë i karnavalit “Golden Eagle”.
Organizatorët premtojnë që ky vit do të jetë më ndryshe sesa dy edicionet e kaluara, pasi që grupet pjesëmarrëse do të jenë nga vendet e ndryshme të botës, duke përfshirë nga Italia, Spanja, Belgjika, Anglia, Brazili, Franca, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe nga Shqipëria.

Festivali pritet të fillojë nga ora 18:00 me parakalimin e grupeve në qytet, dhe pastaj fillojnë performancat e grupeve para publikut.
Në fund mbahet koncerti festiv me artistët e njohur të industrisë, siç është Melinda Ademi, Ghetto Geasy dhe Dhurata Dora!