Ka disa gabime të vogla që bëjmë, të cilat e kthejnë në makth përballjen tonë me peshoren.
Nëse duam të përballemi me të pa frikë, duhet të korigjojmë rrënjën e gabimeve.
Pesë gabimet që bëni:
E shuan etjen me pije me gaz, ose alkoolike
I lë mënjanë drithërat dhe preferon brumin. Të paktë janë ata që mund t’i thonë jo një byreku apo një kruasani në mëngjes, por mos harro që kaloritë e tyre janë pothuajse trefish më shumë.
Nuk merr bukë me vete në punë dhe domosdoshmërisht gjen zgjidhje tek fastfoodi.
Ulesh për të parë televizor me ushqimin e gabuar në dorë. Nuk po themi të hash brokoli para televizorit, por edhe gjithmonë picë jo.
Nuk lëviz aq sa duhet. Për të mos folur për gjimnastikën, le të flasim vetëm për disa gjëra të tjera që duhet të bësh. Duhet të ecësh të paktën 30 minuta në ditë, kështu që gjej kohën e duhur për ta bërë këtë./ neps.al